Subscribe

Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar prokurorët se nuk kanë punaur mjaftushëm në zbardhjen e çështjeve të rëndësishme.

 

Në analizën e Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apleit, Marku ngriti shqetësimin se shumë çështje janë zvarritur pa justifikim duke qëndruar në sirtare prej vitesh.

 

Edhe pse e vetëdijshme se ngarkesa e çështjeve në Prokurorinë e Tiranës është e madhe, Marku I inkurajoi prokurorët që të hetojnë sa më shpejt të gjitha çështjet ku ka vëmendje të shtuar nga opinion publik.

 

“Në prokurorinë e Tiranës ngarkesa ka qenë më e madhe dhe si duket kjo ka ulur cilësinë dhe efektivitetin në punë. Nuk jeni përqendruar në çështje sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtare prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie. Kërkoj veçanërisht që të hetoni shpejt ato çështje ku ka vëmendje të shtuar nga opinioni publik. Ushtroni detyrën tuaj larg çdo ndikimi politik”.

 

Gjatë analizës ishte I pranishëm edhe kreu I KLP, Gent Ibrahimi.

 

Ibrahimi kërkoi nga prokurorët bahkëpunim mes dy institucioneve me qëllim që të arrihen rezultate në luftën kundër krimit.

 

“Kemi detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta, të arrijmë rezultate në luftën kundër krimit. Ndëshkimi duhet të bjerë aty ku duhet të bjerë. E nevojshme është të krijojmë ura komunikimi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *