Subscribe

Të frikshëm e kujton ish-deputetja Arta Dade momentin kur Bashkim Fino hyri në Kryeministri në vitin 1997, si Kryeministër i Pajtimit Kombëtar.

 

Duke nxjerrë në pah cilësitë e tij të mira, Dade tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se Fino ishte krejtësisht i pambrojtur teksa hidhte hapat drejt selisë së Kryeministrisë.

 

“Kur Bashkim Fino erdhi me helikopter ng aGjirokastra, pati edhe atje një lloj përplasjeje, por u realizua ardhja në Tiranë. Ishin piketuar edhe postet që do të kishte PS. Në momentin që Bashkimi ka shkuar në zyrë, ka qenë një moment vërtetë i frikshëm. Unë kujtoj që ka qenë totalisht errësirë dhe kam qenë me Namikun midis “Rognerit” dhe Kryeministrisë dhe aty nuk kishte asnjë roje të Gardës. Kryeministri i ri i Shqipërisë hyri në zyrë pa asnjë roje, i pambrojtur. Kujtoj në qiell që ishin zjarret e fishekëve që gjuheshin në të gjitha anët. Ishte vetëm një roje te dera, si duket bodyguardi që kishte marrë me vete nga Gjirokastra.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *