Shkodran Mustafi është njeriu i momentit ne merkaton ndërkombëtare. Klubi i Arsenalit po negocion seriozisht per te marre ne radhet e tij mbrojtësin kampion bote me Gjermaninë me origjine shqiptare. Mustafi qe është ende pjese e Valencias ne kampionatin spanjoll po e vlerëson seriozisht ngulmimin e arsenalit pasi nje kalim ne Londër do te thotë edhe Champions League kete sezon gje qe te Valencia do t’i mungoje. Gjithsesi është çeshtje parash dhe Arsenali ka treguar qe nuk kursen kur kerkon dicka me ngulm. Per momentin me lojtarin jane dakordesuar termat financiare dhe tashme tratativat vijojnë mes dy klubeve per Shumen qe do te blinte nga kontrata Shkodran Mustafin. Ne loje jane gjithsesi mbi 50 milione euro. Ndërsa ne Itali çështja me e ethshme është ajo me Interit dhe Napolit ne lidhje me Ikardin. De Laurentis ka rritur ofertën per blerjen e argjentinasit ndërkohe qe ne loje mund te hyje dhe Lorenco Insinje. Gjithsesi Napoli i ofron Ikardi 6. 8 milionë ne vit dhe nje kontrate deri ne vitin 2021. Megjithatë gjerat jane shume te lidhura edhe me lojtare te tjere qe Interi ka ne shënjestër dhe duhen blere nga kontratat e tyre siç janë Zhoao Maroi apo Gabigol ne Brazil dhe te gjitha duhet te vijnë ne kombinimin duhur qe ne fund lëvizja e Ikardit te kompensohet nese do te pranohen 70 milionët e ofruar nga Napoli. Gjithsesi 31 gushti eshte ende larg dhe zhvillime te tjera priten ne ditet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *