Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është...

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen...

Arsenal “leksion” futbolli kampioneve, Manchester City pëson 5 gola në Londër, Guardiola merr një tjetër “shuplakë”

3 Shkurt 16:09

Arsenali shkatërroi Manchester Cityn 5 me 1 në duelin më të rëndësishëm të javës së 23 të kampionatit anglez, dhe po provon të mbajë ritmin e jashtëzakonshëm të Liverpoolit kryesues.

Topçinjtë përfituan nga problemet e mëdha në prapavijë të skuadrës së Guardiolës, duke i dhënë një tjetër shuplakë të fortë kampionëve në fuqi të Anglisë. E të mendosh që pjesa e parë u luajt mes një intensiteti të lartë dhe në ekuilibër loje, me raste në të dyja portat, ndonëse londinezët ishin ata që fituan këtë 45-minutësh pasi mundën të shënonin që në fillim, me anë të Ødegaard.

Miqtë, përpos rasteve dhe një shtylle, nuk ia dolën të barazonin. Të paktën deri në minutën e 55, kur braziliani Savinjo shërbeu për Haaland dhe norvegjezi nuk gaboi duke ekuilibruar shifrat në Emirates.

Mirëpo, përgjigja e vendasve ishte ekstremisht e shpejtë pasi një minutë më vonë, Arsenali riktheu avantazhin përmes një goli të bukur nga distanca të Thomas Partey. 6 minuta më vonë ishte radha e të riut Luis Skelly për t’i çuar shifrat në 3 me 1. Dinamizmi i vendasve dhe gabimet në prapavijë me bollëk të Manchester Cityt, ndryshuan edhe dy herë të tjera rezultatin në favor të topçinjve në minutat 76 dhe 93, kur realizuan edhe Havertz dhe Nwaneri.

50 pikë për Arsenalin, 6 më pak sesa Liverpooli i vendit të parë, ndonëse të kuqtë kanë edhe një ndeshje të prapambetur. Ndërsa City i Pep Guardiolës mbetet në vendin e katërt me 41 pikë, aq sa ka edhe Newcastle i vendit të pestë.

Posted Under:
Sport
Tagged:
Arsenali Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3 qershor në Tiranë, ndeshja në kulmin e konfliktit në Lindjen e Mesme

më shumë...

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën e parë gjysmëfinale mes Atletikos dhe Arsenalit

më shumë...

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal, spanjollët në formë, londienzët në momentin më të dobët të sezonit

më shumë...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin 5-4! Gjithçka do të vendoset në “Allianz Arena”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

9:45

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi...

9:31

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar,...

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.