E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestohet vrasësi i dyfishtë, Pjetër Pacani ishte në arrati prej 13 vjetësh. U zbulua i fshehur në Fier

Pas gati 13 vitesh policia ka vënë në pranga një nga 50 personat më të kërkuar në vend, Pjetër Pacani.

61 vjeçari i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë u arrestua nga Forcat Operacionale në Fier mbrëmjen e së martës.

Reklamë

Ky është moment kur i shumë kërkuari, shoqërohet me pranga në duar nga banesa ku fshihej. Pamja e tij ishte shumë e ndryshme, krahasuar me foton që dispononte policia më shumë se një dekadë më parë.

Në momentin e arrestimit atij iu gjetën në apartament edhe armatime: një automatik dhe 3 pistoleta , municion luftarak, granatahedhës dhe 2 antiplumba.

Pjetër Pacani ishte një biznesmen në fushën e ndërtimit. Në vitin 2011, ai vrau në Laç dy persona: Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi, për një borxh prej 100 mijë eurosh.

Pacani u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vjet burg, për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”, por arriti t’i shpëtonte arrestimit për vite me radhë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë