Subscribe

Policia italiane arrestoi 28 vjecarin, Endri Elezi, i akuzuar si bashkëpunëtor e autorit të sulmit terrorist në Nice të Francës të ndodhur në korrik të 2016.

28 vjecari me origjinë shqiptare ishte në kërkim pas një urdher arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte gjetur përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhle.

I riu u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s pas informacioneve të mbledhur nga Antiterrorizmi.

 

Autoritetet italiane po vijojne ende hetimet per te zbuluar rrjetin që mbronte 28-vjeçarin per rreth pese vite. Masakra e tmerrshme, e cila ndodhi ditën e festës kombëtare franceze, shkaktoi 87 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, ndërsa konsiderohet si një nga më të rendat që ka ndodhur ndonjëherë.

 

31 vjecari Lahouaiej-Bouhlel,me kombësi franceze dhe tuniziane, duke drejtuar një kamion, u nis drejt këmbësorëve për gati dy kilometra duke i shtypur ata.

 

Ai u vra nga oficerët e policisë ndërsa sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *