Punonjësi i AKU-së, Mirel Koçi, është arrestuar nga Policia e Fierit për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Po ashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për D.S., 33 vjeç.

 

Të dy këta inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar muajin e kaluar në subjektin e shtetasit E. M.

 

Ky i fundit, pronar i një dyqani fruta-perimesh në Fier, u gjobit me 400 mijë lekë pa dijeninë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *