E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet Nuredin Dumani, dyshohet se qëlloi me armë drejt mjetit ku ndodhej Talo Çela

Arrestohet Nuredin Dumani, autori i dyshuar i atentatit të ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Peqin, ndaj automjetit ku ndodhej Talo Çela.

Ai ra në pranga mbrëmjen e sotme nga operacioni që u krye nga Policia e Fierit dhe forcat RENEA për kapjen e personave me precedent penal.

Si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri, Dumani ka mbetur i plagosur.

39-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë. Ai dyshohet si është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Po ashtu, akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë