Subscribe

Policia e Vlorës ka arrestuar një nga autoret e dyshuar të vrasjes se Vasil Dervishajt mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

 

Në pranga ka rënë A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë I cili ishte shpallur në kërkim një ditë më parë.

 

Forcat e rendit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

 

1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),1 xhup dhe 1 kapuç.

 

I arrestuari me iniciale A.C  akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Ndërkohe vazhdon të jetë në kërkim një tjeter person që akuzohet për ekzekutimin e biznesmenit 29 vjecar Vasil Dervishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *