E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet në Poloni një prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

Arrestohet në Poloni Gentian Bleta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamzës

I dyshuari në pengmarrjen e 49-vjeçari identifikohej edhe si Nik Bleta. Ndërkohë, Shqiperia ka kërkuar ekstradimin e tij nga Polonia.

Reklamë

Prenga u mor peng në janar të këtij viti dhe u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe gjeti vdekjen, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Deri më tani, për këtë ngjarje, në pranga përfunduan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.

Më shumë video

Reklamë