Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 persona, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Bilbil Lluka është prangosur në Hungari dhe ekstraduar në vendin tone, pasi Gjykata e Gjirokstrës një vit më parë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Eduardo De Francesco është arrestuar në Itali dhe ekstraduar në Shqipëri, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

 

Në pranga përfundoi edhe 61-vjeçari Gani Abazi, banues në Tepelenë, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa është dënuar me 8 vite burg.

 

Policia ka arritur të arrestojë edhe Altin Koçekun, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që grabiste kasaforta në biznese dhe vila në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Ndërsa, Viktor Gaço është kapur nga strukturat e Gjirokastrës, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *