Kronikë
Arrestohet çifti, burri për dhunë dhe gruaja për armëmbajtje pa leje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, një për dhunë dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.
Informacionet bëjnë me dije se në pranga ka rënë R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.
Reklamë
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




