Policia e Fierit ka mundur të arrestojë një nga autorët e plagosjes së nënë e bir një ditë më parë në fshatin Dërmenas.
66-vjeçari Ali Cimili, së bashku me djalin e tij Afrim Cimili qëlloi me armë në drejtim të Suzana Mernica dhe djalit të saj, Hysen Mernica.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar edhe pse fillimisht u raportua se Suzana Mernica ishte plagosur me armë.
Por nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se nënë e bir mbetën të lënduar nga goditja e motomjetit me të cilin ata lëviznin, nga automjeti që drejtonte 23-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm ndërmjet 23-vjeçarit Afrim Cimili dhe 26-vjeçarit Hysen Mernica.
Pas ngjarjes 23-vjeçari është larguar nga vendngjarja, së bashku me babanë e tij.
Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do t’i shërbejnë hetimit për këtë ngjarje.
Gjithashtu, janë sekuestruar njëri prej automjeteve të përdorur prej autorëve dhe 3 celularë.
Suzana Mernica është e afërme e Azgan Mernicës i cili vrau me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia në vitin 2024./vizionplus.tv






