E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit në Shkodër

Arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj 47-vjeçarit Prek Tonaj, i cili mbeti i vrarë  mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

 

Në pranga përfundoi Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.

 

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit, për motive gjakmarrjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë