E diel, 11 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet agresori i mjekëve, 42-vjeçari me probleme mendore përplasi edhe tre makina policie, lëndoi dy efektivë

Një ndjekje si në filma është zhvilluar nga policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të premteje në kryeqytet, për kapjen dhe neutralizimin e një 42-vjeçari.

Ky i fundit, me një pistoletë lodër, ka terrorizuar mjekët e spitalit psikiatrik duke qëlluar në drejtim të stafit.

Reklamë

Sapo “blutë” mbërritën në spital, 42-vjeçari, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, është larguar me mjetin e tij. Por gjatë arratisjes ai ka përplasur 3 makina policie, duke lënduar dy efektivë.

Nga QSUT, autori ka arritur që të largohet deri në bulevardin Zogu i Parë, aty ku është neutralizuar nga punonjësit e Komisariatit nr. 3.

Reklamë

Burimet bënë të ditur se para disa ditësh 42-vjeçari është dërguar në spitalin psikiatrik pasi kishte qëlluar me pistoletë manovër brenda ambienteve të banesës së tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë