E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet administratori dhe stomatologu i një klinike dentare në Tiranë, përdornin preparate dhe materiale të skaduara

Administratori i një klinike dentare dhe stomatologu janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në klinikën ku punonin ofronin shërbime  dentare, duke përdorur preparate të skaduara.

Gjithashtu janë proceduar penalisht  12 punonjës në klinikë.

Policia njofton se në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale  “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë