E diel, 18 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 64-vjeçari në Maliq, i gjenden dy armë zjarri në banesë

Një 64-vjeçar nga fshati Kolanec në Maliq është arrestuar nga policia. Ai posedonte dy armë zjarri në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan një armë automatike kallashnikov dhe një armë pushkë, të cilat mbaheshin pa leje.

Reklamë

64-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar operacionin e koduar “Kolaneci”.   

Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin  Kolanec, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë