E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 44-vjeçari nga Klosi, ndërtoi pa leje një objekt pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”

Një 44-vjeçar, i cili kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, është arrestuar.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin M. S., banues në fshatin Fshat, Klos.

Reklamë

Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.

Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë