E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë ndërsa ishte në arrest shtëpie

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Mediat fqinje raportojnë se 40-vjeçari shqiptar është arrestuar në periferi të Primavalles, Romë, pasi shiste drogë nga shtëpia e tij, ndërkohë që ishte nën arrest shtëpiak.

Raportohet se 40-vjeçari shqiptar e kishte kthyer banesën në një qendër shpërndarjeje, duke pritur klientë nga një derë emergjence dhe duke përdorur “roje” për të monitoruar hyrjet dhe daljet.

Gjatë bastisjes, u sekuestruan mbi 1 kg kokainë dhe ketaminë, të ndara në doza për shitje me pakicë. Në shtëpi u gjetën gjithashtu dy telefona celularë të koduar, një regjistër manual me emra të koduar dhe transaksione, si dhe 5,000 euro cash. Ai përdorte gjithashtu pajisje për paketimin e drogës, duke përfshirë peshore precize dhe qese me nxehtësi.

Trafikanti u arrestua për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për shkelje të masave kufizuese. Pas procedurave ligjore, ai u dërgua në burgun Regina Coeli të Romës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë