E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 30-vjeçari në Pogradec, i kërkuar për tentativë vrasjeje

Korçë – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë të ditur se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec, i shpallur më parë në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte caktuar ndaj tij këtë masë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Sipas hetimeve, më datë 11 janar 2025, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin N. A., 23 vjeç, i arrestuari dyshohet se e ka goditur me mjet prerës, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë