E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, thyen arrestin shtëpiak, përndjek dhe nxit të miturin për drogë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka vijuar veprimtari të dyshuara kriminale, përfshirë përndjekjen dhe nxitjen e një të mituri për përdorim droge.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili u konstatua jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, që i kishte caktuar masën “arrest në shtëpi” për veprën penale “Përndjekja”.

Reklamë

Nga hetimet paraprake, rezulton se H. M. ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe dyshohet se e ka nxitur atë për përdorimin e substancave narkotike.

Shtetasi tashmë përballet me akuzat për tre vepra penale:

Reklamë

“Nxitja për përdorimin e drogës”;

“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

“Përndjekja”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Vlorës thekson angazhimin e saj në mbrojtjen e të miturve dhe goditjen e çdo forme të shkeljes së masave të sigurisë të vendosura nga organet gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë