E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet 24-vjeçari në Durrës, tentoi të grabiste bankën me thikë

Filiali i një banke të nivelit të dytë që ndodhet te stacioni i trenit në Durrës, u tentua të grabitej këtë të premte nga një 24-vjeçar. Burime nga policia bënë te ditur se autori është Kreshnik Margjoni, 24 vjeç, me origjinë nga Rrësheni, e banues në ish-kënetë në Durrës. Ai hyri në ambientet e bankës me një thikë në dorë dhe nën kërcënimin e saj tentoi të marrë xhiron ditore duke terrorizuar punonjësen e arkës.

 

Këta te fundit lajmëruan policinë, e cila në kohë rekord bëri të mundur arrestimin e autorit 24-vjeçar. Policia sekuestroi thikën dhe shumën e parave, ndërsa autori u shoqërua në ambientet e komisariatit të policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë