E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet 22-vjeçari, ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 22-vjeçarit Redi Palushi, i shpallur në kërkim që prej muajit shkurt.

 

Sipas policisë i riu ishte një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së ndodhur më 16 shkurt të këtij viti, kur pas një konflikti të çastit në një lokal ne rrugën ‘Irfan Tomini’, mbetën të plagosur Gjon Pelivani dhe Florjan Musaj.

 

Reklamë

Palushi u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve.

 

Për ngjarjen ne pranga ranë dhe dy të plagosurit Florjan Musaj, dhe Gjon Pelivani, të dy banues në Tiranë.

Më shumë video

Reklamë