Subscribe

Policia e Kosovës bastisi këtë të premte Ministrinë e Tregtisë dhe industrisë  si dhe banesa e biznese të sipërmarrësit Ridvan Muharrem. Autoritetet policore arrestuan 2 zyrtarë të ministrisë dhe biznesmenin për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

 

Konkretisht në pranga u vunë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

 

Policia mori nga zyrat disa dokumente . Policia e Kosovës zbarkoi edhe në restorantin “Bukë e Zemër”, pronë e Ridvan Muharremit, njeri i afërt i kryeministrit Kurti. Pas kontrolleve autoritetet e arrestuan .

 

Avokati i Muharremi tha se nuk ka pasur urdhërarreste për klientin e tij, por vetëm urdhër për kontroll.

 

MAHMUT HALIMI

AVOKAT

“Urdhërarrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Ende nuk ka urdhër të arrestit. Tash klientin e kanë dërguar në Prokurorinë Speciale e më pas vendoset se cili do të jetë epilogu dhe statusi i tij… Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se është fjala për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe të vajit, gjegjësisht zejtinit. Për ato do të japim sqarime atje, provat janë të gjithë. Gjithçka do të sqarohet”

 

Aksioni vjen pas publikimit të një audiopërgjimi në mediat vendase për skandalin e grurit dhe vajit. Në ketë material të publikuar disa dite më parë, ndër të tjera dëgjohen biseda për pagesa për 9 tonë grurë që duhet të hynin në Kosovë për rezervat e shtetit, por që në fakt nuk erdhën kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *