E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohen në flagrancë vëlla e motër për shitje kokaine në Dimal

Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Dimal 2”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, vëlla e motër, të dy 21 vjeç, banues në qytetin e Dimalit, të dyshuar për shpërndarje të kokainës në doza.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u sekuestruan doza kokaine të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash, një automjet dhe një celular.

Kontrollet u kryen në automjetin dhe banesën e të ndaluarve, ku u gjetën dhe provat materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë