E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohen hajdutët e makinave, dy agresorët përplasën një makinë policie, lënduan lehtë dy efektivë

Për më shumë se dy orë, një automjet i cili ishte vjedhur në Elbasan është ndjekur nga policia e Tiranës në përpjekje për të kapur autorët e dyshuar.

Eneriko Zyle dhe Enis Tela nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi në zonën e Babrrusë.

Gjatë ndjekjes dhe në pëpjekje për t’u larguar, hajdutët janë përplasur me një makinë policie, ku kanë mbetur të plagosur lehtë dy efektivë, jashtë rrezikut për jetën.

Fill pas kësaj, blutë kanë arritur që të arrestojnë autorët.

Reklamë

Gjatë kontrollit në këtë automjet, agjentët kanë gjetur kokainë dhe një thikë.

Makina rezulton e vjedhur në Elbasan, ndërkohë që dy të arrestuarit dyshohen si autorë edhe të vjedhjeve të tjera në Tiranë, Krujë, Shijak etj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë