Babë dhe bir nga Shqipëria janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen për plagosjen e një 47-vjeçari pas një sherri me thika në lokal.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Castelli Romani mbrëmjen e 23 dhjetorit, ku 47-vjeçari fillimisht është përleshur me 50-vjeçarin nga Shqipëria duke e kërcënuar me thikë,  menjëherë ka ndërhyrë djali i administratorit të lokalit i cili në përleshje e sipër ka plagosur  47-vjeçarin nga Italia.

Menjëherë pas ngjarjes 47-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve në trup, dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë babë dhe bir konkretisht 50 dhe 20-vjeç ndodhen nën arrest dhe po hetohen për vrasje të mbetur në tentativë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *