E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohen bashkëpunëtorët e vrasësit të Nard Polisë, në kërkim ekzekutori

Policia e Shkdorës ka arritur të zbardhë vrasjen e Nard Polisë dhe të identifikojë autorët e kësaj ngjarjeje.

 

Reklamë

Tre shtetas janë arrestuar si bashkëpunëtorë të dyshuar në krim dhe është shpallur në kërkim autori vrasjes.

 

Reklamë

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit:

  1. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.
  2. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
  3. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

 

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi K.S., 27 vjeç I cili dyshohet të jetë dhe ekzekutori I Nard Polisë.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezultoi se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim vrasësin e Nard Polisë.

 

Forcat blu gjatë hetimit arritën të siguronin prova materiale dhe shkencore të cilat mundësuan dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

 

Gjatë veprimeve hetimore u bë i mundur gjithashtu dhe sekuestrimi I automjetit që u përdor nga autorët gjatë ndjekjes së viktimës dhe largimit të ekzekutorit. U sekuestruan gjithashtu 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

 

Shtetasit e arrestuar akuzohen për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

 

 

Më shumë video

Reklamë