Nuk ka zgjatur shumë arratisja  e të dënuarve, nga burgu i Hanias në Greqi, mes tyre edhe 4 shqiptarë, të cilët prenë hekurat dhe u larguan nga qelitë.

 

Mësohet se tre prej tyre janë kapur nga autoritetet në Heraklion, aty ku kishin shkuar me një makinë të vjedhur. Të arratisurit janë Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka, 34 vjeçari D.F dhe Bledar Frroku, ky i fundit ende në kërkim së bashku  me një shtetas pakistanez.

 

Ndërkohë, 5 efektivë janë vënë nën hetim dhe akuzohen për neglizhencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *