E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestimi i Maduros, Kallas: Ai nuk e kishte legjitimitetin si president i Venezuelës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për punë të jashtme, Kaja Kallas, ka kkomentuar operacionin e forcave speciale amerikane në Venezuelë, të cilët arrestuan presidentin, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij.

Kallas bëri me dije se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio si dhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Karakas.

Kallas tha se Brukseli po monitoron nga afër situatën në Venezuelë ndërsa shtoi se Unioni 27 anëtarësh e kishte theksuar prej kohës se Maduros I mungonte legjitimiteti. Kallas bëri thirrje për një tranzicion paqësor të pushtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë