Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, SPAK zbardh akuzat për Aurel Zarkën dhe tre personat e tjerë

30 Korrik 14:45

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestim in e kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.

Sipas SPAK Zaka në bashkëpunim me Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë pranuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të funksionarëve të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar procedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.

Lidhur me këtë procedim penal për një periudhë disa mujore janë kryer veprimet e nevojshme hetimore duke përfshirë marrjen e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrjen e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimin, zbulimin dhe administrimin e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe analizimin me hollësi të të dhënave dhe dokumentacionit që është administruar.

Nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim A.V., R.Ç., E.D. dhe A.Z, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë pranuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të funksionarëve të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme:

Procedimin penal nr.130, të vitit 2018, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal;

Procedimin penal nr.71, të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;

Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si dhe nga Prokuroria e Posaçme

Procedimin pasuror nr.1, datë 20.12.2019, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri;

Procedimi pasuror nr.24, datë 19.02.2020, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Cela alias Marius Lulaj;

Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xh. M., e akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;

Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669, datë 26.03.2020, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;

Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.28, datë 28.07.2024, ka vendosur:

Caktimin ndaj personit nën hetim R.Ç., (në cilësinë e avokatit), të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer dy herë, një herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal; (ii)“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer pesë herë, kryer në bashkëpunim katër herë, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021).

Caktimin ndaj personit nën hetim A.V. të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer katër herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (ii)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal.

 

Caktimin ndaj personit nën hetim A.Z. (në cilësinë e prokurorit) të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i)“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (ii)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal; (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Caktimin ndaj personave nën hetim E.D., (në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kohën e kryerjes së veprave penale), të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e dyshuar për veprat penale: (i)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal; (ii)“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer katër herë, kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (iii)“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a paragrafi (3) i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në datën 29.07.2024, kanë ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim A.Z. Vijojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme gjatë hetimeve të këtij procedimi penal, Europol, Eurojust, autoritetet franceze të drejtësisë, autoritetet belge të drejtësisë, si dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Arrestimi SPAK Vizion Plus zarka

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren: Situata është nën kontroll!

më shumë...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe hoteleve, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

më shumë...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

më shumë...

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë, rrezikohen të tjerat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.