Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e opozutës në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, ku theksonin se ai u vetëdorëzua, pasi Policia e Shtetit nuk mundi dot që ta arrestonte.

 

Shefi i qeverisë në postimin e tij shkruan se opozita vazhdon të njëjtin avaz prej 5 vite e gjysëm, por se sot iu “djeg” duke iu referuar krerëve të partive opozitare, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha.

 

“Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *