Deputeti demokrat, Luçiano Boçi i konsideroi arrestimet për inceneratorët, një zhvillim të kufizuar.

 

Në një lidhje direke për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Boçi shprehet dyshues se drejtësia do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

 

“Mendoj që në raport me faktet që kemi paraqitur ne në komision lidhur më megaferën e inceneratorëve, është një zhvillim, por i kufizuar. Madje do të thoja i vogël. Nuk i referohem personit, por akuzës së drejtuar ndaj tij. Kontributi ynë nuk është individual. Qëllimi ynë është të zbulojmë mekanizmin e këtij megaoperacioni përmes implikimit të instancave qeveritare me një biznes të zgjedhur që së bashku kanë realizuar megaaferën korruptive. Përderisa hekurat nuk shkojnë deri në nivelet më të larta, deri te Kryeministri, atëherë, zhvillimet në raport me këtë kërkesë të komisionit, janë gjithmonë të vogla…Personi, i cili në funksionin e Kryeministrit, ka financuar një aferë, siç është inceneratori i Elbasanit një ditë pasi është kaluar në tenderim, akoma pa pritur afatin e ankimimit 7 ditor, jashtë rregullave dhe një procedurë korruptive, është Edi Rama. Përderisa hetimi në kaq kohë nuk po ecën më lart, por zbret poshte, kemi të drejtën tonë të kemi dyshime. Përgjegjësia kryesore është ajo e mbrojtjes politike dhe e strukturimit korrupiv me orientim politik. Krimi politik në Shqipëri është ai që kryen krimet e tjera dhe duhet dënuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *