E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrest shtëpie për Shkëlzen Berishën

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Drejtorin e Hipotekës, Shkëlzen Berisha. Ndalimi i tij është vlerësuar si i paligjshëm nga Gjykata. Shkëlzen Berisha, ish-kreu i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është arrestuar të hënë me urdhër të prokurorisë së Shkodrës. Ai u akuzua për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “kallëzim i rremë”. Prokuroria dyshon se Shkëlzen Berisha, në bashkëpunim me topografin dhe juristin e hipotekës, kanë regjistruar pronën shtet 8000 Metra katrore në fshatin Theth në emër të një shtetasi, i cili as nuk kishte aplikuar për atë sipërfaqe. Hetimet për këtë çështje, nisën pas kallëzimit të vetë regjistruesit aktual, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë