Ish- drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Raimonda Dashi u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme. Ajo u vu nën hetim pasi dyshohet se gjatë mbatjes së këtij posti ka ndihmuar në pastrimin e parave te një grup kriminal.

 

Por në sallën e gjyqit ajo mohoi akuzat ndërsa tha se me Besian Ramajn, të dënuar në Belgjikë për trafik narkotikësh, ka patur lidhje intime. Ish zyrtarja u shpreh se me të ka edhe një fëmijë, të cilit Ramaj nuk  ka dhënë atësinë.

 

Edhe për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg në mungesë por ndërkohë të dy ata janë dënuar nga autoritetet belge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *