Qeveria e Haitit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 72-orëshe, pasi bandat e armatosura sulmuan një burg të madh Port-au-Prince, duke çuar në vrasjen e të paktën 12 personave dhe arratisjen e rreth 4 mijë të burgosurve.

Drejtuesit e bandave thonë se duan dorëheqjen e detyrueshme të kryeministrit, Ariel Henry, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Grupet kriminale që synojnë rrëzimin e qeverisë kontrollojnë rreth 80% të Port-au-Prince. Luftërat e dhunshme të bandave kanë vrarë mijëra njerëz të pafajshëm që nga viti 2020.

Në një deklaratë qeveria tha se dy burgje u sulmuan gjatë fundjavës. Në deklaratë thuhet se aktet e mosbindjes ishin një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe qeveria po vendoste një shtetrrethim të menjëhershëm.

Në mesin e të arrestuarve në Port-au-Prince ishin anëtarë të bandës të akuzuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moise në vitin 2021.

Rritja e fundit e dhunës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti.

Kreu i bandës Jimmy Chérizier, i njohur si “Barbecue” deklaroi një sulm të koordinuar ndaj qeverisë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *