E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arratisja e bujshme e Edison Pulës/ Sharra u fut në burg me një dron, lidhja me Ndraghetën

Policia italiane është në kërkim të 27-vjeçarit shqiptar Edison Pula që u arratis nga burgu i Trevisos dy ditë më parë duke vënë alarmin në sistemin e sigurisë së burgjeve në vendin fqinj.

 

Mediat italiane raportojnë duke iu referuar burimeve nga policia, e cila dyshon se Pula preu hekurat e qelisë së tij përmes një sharre që ishte future aty disa kohë më parë.

 

Reklamë

Policia dyshon se Pulës iu dërgua sharra me një dron nga anëtarë të grupeve kriminale, të cilat sipas tyre kanë të bëjnë edhe me Ndraghetan.

 

Deri më tani nuk ka ende të dhëna në lidhje me faktin se kush ia ka dërguar sharrën Edison Pulës në burgun e Santa Bonas, megjithatë anëtari i bandës së Niklës ka humbur çdo gjurmë edhe pse shanset që të dalë nga Italia janë të vogla për shkak të intensitetit të lartë të kërkimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë