E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arratisen 10 persona nga burgu në Australi

Autoriteteve austriake njoftojnë se dhjetë persona kanë arritur të ikin nga burgu rajonal Greenough në jug të Australisë.

 

Ndërkohë nga ana tjetër policia ka dërguar mesazhe tek opinioni duke paralajmëruar për rrezikshmërinë e këtyre personave. Sipas autoriteteve, të gjithë të burgosurit janë kapur sërish, përveç 35 vjeçarit Bradley Silvester, që është ende në kërkim.

 

Reklamë

Informacionet paraprake theksojnë se dhjetë të arratisurit kanë shkaktuar zjarr në burg, duke arritur kështu të ikin përmes zyrave të stafit, pasi që kishin vjedhur edhe pajisjet e tyre.

 

Ata kishin sulmuar edhe zyrtarët e burgut me sprej kimik, deklarojnë autoritetet.

Të burgosurit kishin shkaktuar trazira duke lënë dëme të konsiderueshme materiale si dhe rrezikim të sigurisë publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë