Bota
Armëpushimi në Gaza, rebelët Houthi do të sulmojnë vetëm anijet që shkojnë drejt Izraelit

Rebelët Houthi të Jemenit do t’i japin fund sulmeve të tyre kundër anijeve në Detin e Kuq, me përjashtim të anijeve të lidhura me Izraelin, të cilat grupi thotë se do të vazhdojë t’i godasë.
Sipas Times of Israel, grupi i mbështetur nga Irani njoftoi vendimin e tij përmes Qendrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Reklamë
Pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, grupi “po pushon sulmet” ndaj anijeve të tjera, të cilat i ka synuar rregullisht që nga nëntori 2023.
Për anijet izraelite, grupi thotë se “sanksionet” do të përfundojnë vetëm “pas zbatimit të plotë të të gjitha fazave” të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




