Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga...

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në...

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe...

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen...

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për negociata me...

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin: Trillim i...

Armenia kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për ndaljen e dhunës në Nagorno Karabak

3 Gusht 20:40

Armenia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë që të ndalë “veprimet agresive” të Azerbajxhanit, pas shpërthimit të dhunës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

 

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit në Nagorno Karabak.

 

Armenia “i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë masa për të ndalur veprimet agresive dhe sjelljen e Azerbajxhanit dhe të aktivizojë mekanizmat e nevojshëm për një gjë të tillë”, tha Minsitria e Jashtme më 3 gusht.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të dhunës në rajon. Në deklaratë thuhet se Azerbajxhani ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe se kontingjenti i paqeruajtësve po “ndërmerr masa për të stabilizuar situatën, së bashku me përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë”.

 

Si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani, kanë raportuar për viktima nga armiqësitë e reja.

Azerbajxhani tha se trupat e Armenisë kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve ushtarake të Azerbajxhanit në qarkun Laçin, që është nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që prej nëntorit të vitit 2020, duke vrarë një rekrut.

 

Ndërkaq, autoritetet etnike armene në Nagorno Karabak akuzuan Azerbajxhanin për shkelje të armëpushimit. Ata thanë se Azerbajxhani ka sulmuar me granata dhe dronë, duke shtuar se dy ushtarë armenë janë vrarë dhe 14 janë plagosur.

 

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar një luftë për Nagorno Karabakun më 2020. Armenia humbi kontrollin e disa pjesëve të këtij rajoni në marrëveshjen e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Rusia. Vlerësohet se 2.000 trupa ruse janë dërguar për të monitoruar situatën.

 

Nagorno Karabaku, që për tri dekada është kontrolluar nga armenët etnikë, pas luftës më 2020 njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit./rel

Posted Under:
Bota
Tagged:
ajzerbaxhani Armenia Ndihma

Nga e njëjta kategori

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për të arritur një marrëveshje

më shumë...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Ukrainën

më shumë...

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar

më shumë...

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lokal, kthehet në shtëpi dhe vret 2 fëmijët e mitur dhe më pas veten

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

6:40

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari...

6:33

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të...

6:24

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin...

6:05

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për...

6:00

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin:...

6:00

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të...

5:48

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe...

5:26

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare...

5:23

Netanyahu dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çfarë...

5:12

Franca nis hetim ndaj një kompanie izraelite...

5:07

Zelensky letër Trumpit: Na furnizoni me raketa

4:44

“Do të pezullojmë marrëveshjen e gazit nëse...

4:12

Aksident në bypass-in e Fierit, plagosen katër...

3:54

Trump mbledh kabinetin, kërkon marrëveshje për përfundimin...

Më të klikuarat

  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.