Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së...

Rritje page për gjyqtarët e prokurorët, PS, projektligj të...

Pagjumësia nga nxehtësia: problem serioz në Evropë

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat: Ka rënë...

VIDEO/ Droni ndjek “këmba-këmbës” 52-vjeçarin derisa shpërthen, Ukraina: Krim...

Presidenti iranian hedh poshtë zërat për dorëheqje

Udhëtimi i fundit! Çiklisti 82-vjeçar përshkoi 5,300 km për...

Pushimet u kthyen në makth, peshkaqeni kafshon 69-vjeçarin në...

Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë tigri i...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për...

Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB-së për Karabakun, frikë për konflikt të madh

12 Gusht 19:27

Armenia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbajë një takim urgjent lidhur me përkeqësimin e situatës në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Ky rajon në Azerbajxhan është i banuar kryesisht me armenë etnikë.

Në letrën dërguar më 11 gusht te presidenti i Këshillit të Sigurimit, ambasadori armen në OKB, Mher Margarian, tha se banorët e Nagorno-Karabakut “janë në prag të një katastrofe të plotë humanitare”.

Si Armenia, ashtu edhe autoritetet separatiste në Nagorno-Karabak kanë thënë se Azerbajxhani ka bllokuar qasjen në këtë rajon që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke rezultuar në mungesë të furnizimeve me ushqim, ilaçe dhe energji.

Tensionet u përshkallëzuan më tej pasi në qershor Azerbajxhani ashpërsoi bllokadën duke vendosur një pikë-kontrolli në rrugën që njihet si Korridori i Laçinit. Kjo është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e shkëputur. Azerbajxhani pretendoi se “disa lloje kontrabandash” ishin zbuluar në makinat e Kryqit të Kuq që vinin nga Armenia.

Duke iu referuar bllokadës, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, tha më 11 gusht se ndalimi i dërgesave me ndihmë humanitare përbën “gjenocid”.

Pashinian po ashtu paralajmëroi Azerbajxhanin kundër asaj që ai e quajti “anulim të mundësisë historike për paqe” mes dy shteteve në Kaukazin Jugor.

Azerbajxhani mohon se po bllokon Nagorno-Karabakun dhe ka ofruar rrugë alternative për dërgesat përmes qytetit Agdam, që gjendet në veri të rajonit dhe kontrollohet nga Bakuja.

Megjithatë, Qeveria separatiste e Nagorno-Karabakut e ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bllokada e Korridorit Laçin nga Azerbajxhani përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020. Kjo marrëveshje, që u ndërmjetësua nga Moska, parasheh një rrugë të gjerë prej pesë kilometrash, që duhet të kontrollohet nga paqeruajtësit rusë.

 

Një grup i ekspertëve të OKB-së lëshoi një deklaratë më 7 gusht duke shprehur alarmin lidhur me bllokadën që Azerbajxhani ka vendosur në Korridorin e Laçinit. Ekspertët thanë se kjo bllokadë ka çuar në krizë të rëndë humanitare në Nagorno-Karabak.

“Me heqje e bllokadës, autoritetet [e Azerbajxhanit] mund të lehtësojnë vuajtjen e mijëra banorëve në Nagorno-Karabak dhe të lejojnë dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare për popullatën civile”, thanë ekspertët. “Është thelbësore që të ofrohet siguria, dinjiteti dhe mirëqenia e të gjithë persona gjatë kësaj kohe kritike”.

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Armeni Karabak Konflikt OKB

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së Dytë Botërore

më shumë...

Pagjumësia nga nxehtësia: problem serioz në Evropë

më shumë...

Përgatitja e ekstradimit të Beqirajt, Ministria e Drejtësisë bën gati dosjen për autoritetet franceze

më shumë...

VIDEO/ Droni ndjek “këmba-këmbës” 52-vjeçarin derisa shpërthen, Ukraina: Krim lufte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:25

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të...

3:05

Rritje page për gjyqtarët e prokurorët, PS,...

2:48

Pagjumësia nga nxehtësia: problem serioz në Evropë

2:32

Përgatitja e ekstradimit të Beqirajt, Ministria e...

2:19

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat:...

2:05

Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë...

1:59

VIDEO/ Droni ndjek “këmba-këmbës” 52-vjeçarin derisa shpërthen,...

1:51

Altin Dumani i kallëzuar në Itali nga...

1:40

Makina përplas motorin në aksin Fushë Arrëz–Fierzë,...

1:40

Neptuni retrograd! Shenja e Horoskopit që do...

1:26

Presidenti iranian hedh poshtë zërat për dorëheqje

1:22

Hetimet për të shtënat në jaht, policia:...

1:00

Udhëtimi i fundit! Çiklisti 82-vjeçar përshkoi 5,300...

12:53

Pushimet u kthyen në makth, peshkaqeni kafshon...

12:28

Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit...

12:07

Kurti takon sot kreun e LDK-së, bisedime...

11:54

Gjashtë gabimet që bëjmë çdo ditë në...

11:37

Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë...

11:23

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u...

11:16

Pritet rritje çmimi për vajin e ullirit...

Më të klikuarat

  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.