Ditën e djeshme, 27 janar, policia greke arrestoi dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e rëndë të 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.
Davella, 45 vjeç, u ekzekutua me breshëri plumbash paditen e 15 dhjetorit 2024.
Mediat fqinje raportojnë se dy shqiptarët e arrestuar, të moshës 43 dhe 45 vjeç dyshohet se janë vrasës me pagesë.
Policia greke vijon ende hetimet për ngjarjen pasi akoma nuk është e qartë se kush ishte objektiv i atentatit, Davella apo 46-vjeçari Lulo që mbeti i plagosur.
Ndërkohë dy të arrestuarit rezultojn persona me precedent të mëparshëm kriminalë.
Njoftimi i detajuar i ELAS-it
Policia zbardhi rastin e vrasjes së një të huaji (Irakli Davella), e ndodhur më datë 15.12.2024 në Thrakomakedones.
Siç rezultoi nga hetimet, autorët e dyshuar janë 2 shqiptarë, të cilët u gjetën dhe u arrestuan në orët e para të ditës së djeshme, 27 janar 2025 në Peristeri dhe Nea Smyrni, Atikë.
Ata akuzohen për vrasje, falsifikim, armë dhe drogë.

Lidhur me dinamikën e atentatit, mesditën e së dielës, 15 dhjetor 2024, autorët u janë afruar tre personave të cilët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar drejt tyre. Si pasojë, njëri humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me në makinë.

Siç ka rezultuar, të pandehurit kanë përdorur gjithsej 4 mjete për kryerjen e krimit, për të shmangur identifikimin dhe zbulimin e tyre.
Për të shmangur zbulimin, autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdornin për t’iu afruar viktimave, e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme dhe i janë afruar rregullisht për t’i vëzhguar.

Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e autorëve të arrestuar janë gjetur dhe konfiskuar:
- armë zjarri,
- 2 pushkë ushtarake, tip “KALASHNIKOV”
- 2 jelek antiplumb,
- 118 gëzhoja,
- 6 karikator,
- 3 silenciator,
- pranga,
- 3 thika,
- GPS Portativ,
- 6 gr. kanabis i papërpunuar,
- një numër celularësh dhe kartash SIM,
- një pajisje dron,
- dylbi,
- 5 automjete,
- një çelës makine dhe 79500 euro.


/vizionplus.tv





