Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e Veriut ditën e sotme, ku kanë gjetur armë si kallashnikov dhe granata dore.

Organet e rendit realizuan bastisje në një shtëpi, pas pas informacioneve se kishte lëndë narkotike.

Lajmi u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani njoftoi dy persona të dyshuar janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën në shtëpinë ku u kryen kontrollet.

Bëhet fjalë për shtetasit A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978.

Në këtë aksion policia ka gjetur dhe konfiskuar:

1 AK-47;

2 Granata Dore M-75;

2 Radiolidhje;

2Antiplumba;

Kapelë, Dorëza, Çanta Ushtarake;

Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës;

Harta, Rrip brezi. Sprej Thikë, Shall kamufllazhi etj.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *