Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në Rumani

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e Manchester City-t

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari thirrje Prokurorisë:...

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për...

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet nën kontroll...

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë pyje! Vijon...

Përplaset anija turistike me betonin e portit, 6 të...

Arlind Qori skeptik: Ata që do të gatuajnë “Zgjedhoren” do ta bëjnë më keq. Shabani: Na duhet sistem që garanton ndarjen e pushteteve

11 Mars 22:30

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj është shprehur skeptik për sa i përket Reformës Zgjedhore. Në gjykimin e tij, palët të cilat “do të gatuajnë” këtë reformë, do ta bëjnë më keq. Pavarësisht kësaj, Qori shprehet i gatshëm që partia e cila përfaqëson, të hyjë në zgjedhje me të gjitha rregullat e mundshme.

Qori: Lëvizja Bashkë është një parti me potenciale të mëdha. Mund të mos marrim asnjë votë në zgjedhjet e ardhshme, por mund të kemi dhe një rezultat befasues. Ndikimi ynë në atë komision është zero sepse nuk jemi të pranishëm dhe nuk besoj se ata që do të gatuajnë Reformën Zgjedhore do të kërkojnë mendimin tonë. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje me të gjitha rregullat e mundshme. E di që do të jenë diskriminuese sepse ata i bëjnë rregullat për interesat e tyre. Mendoj që më mirë nuk kanë për ta bërë, frika ime është që do ta bëjnë më keq.

Pranvera Borakaj: Cili do të ishte versioni më i keq?

Qori: E keqja nuk ka fund. Të imagjinosh të keqen na lë gjatë këtu. Frika ime është që do ta bëjnë më keq, uroj ta kem gabim. Me të gjitha rregullat e mundshme do të jemi aty, siç ishim në garën e bashkisë së Tiranës edhe pse nuk na pëlqyen shumë rregullat.

Ndërsa kryetari i Nisma Thurrje, Endri Shabani, i ftuar në studio, tha se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë me patjetër pasi nuk garanton ndarjen e tre pushteteve.

Pranvera Borakaj: Zoti Shabani, për ju kur diskutohet për Reformë Zgjedhore jeni më optimist se do të bëhet më e mira apo do të thellohet më e keqja?

Shabani: Shqetësimi im dhe i kolegëve të mi në politikë nuk është si të zgjidhim hallin tonë, por të kemi në sistem zgjedhor që është më i drejtë për shqiptarët. Sistemi zgjedhor që kemi është modifikuar nga dy aktorë në lojë për të penguar rrotacionin politik. Ky është problemi që ne kemi. Këto probleme shpesh është e vështirë të adresohen nga ata që janë burimi i problemit. Këto janë çështje që duhen vendosur në referendum. Kur sistemi zgjedhor trajtohet si monopol, kur këto bëjnë marrëveshje, pazare me dyer të mbylluram pastaj dalin në publik dhe na paraqesin diçka, gjithsecili do mbrojnë interesat e veta. Ky sistem duhet të ndryshojë sepse deformon vullnetin e zgjedhësve. Listat duke mos u hapur plotësisht krijojnë disiplinë të fortë partiake. Ai duke kontrolluar partinë e vet e shtrin kontrollin mbi parlamentin. Në këtë pikë nuk krijohen premisat për ndarjen e tre pushteteve. Na duhet një sistem zgjedhor që garanton ndarjen e tre pushteteve. /vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Arlind Qori Endri Shabani uo vadis

Nga e njëjta kategori

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para autoriteteve, flasin turqit që e shoqëruan me makinë: E kishim shok

më shumë...

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia arreston dy turqit që shoqëronin autorin me makinë

më shumë...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg Poli Boriçin

më shumë...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku i Maliqit: Jam i paqartë për statusin e bashkisë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

7:03

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

6:51

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet...

6:36

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë...

6:31

Përplaset anija turistike me betonin e portit,...

6:00

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e...

5:41

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/...

5:23

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia...

5:13

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa,...

5:07

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon...

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.