E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth niset drejt Edinburgut

Ndërsa Britania e Madhe vazhdon të jetë ende në zi nga  humbja  e Mbretëreshës Elizabeta e dytë, këtë të diele arkmorti i saj u nis  nga Balmoral.

 

Gjatë rrugës për në Pallatin e Hoolyroodhouse në Edinburg arkivoli i monarkes britanike u mbulua me lule.

 

Reklamë

Mijëra njerëz ishin mbledhur për ti dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës Elisabet e cila qëndroi ne fron per 7 dekada.

 

Kortezhi me trupin e Elisabetës së dytë ështe nisur mëngjesin e kësaj të diele dhe po kalon në të gjitha qytezat skoceze, drejt Edinburgut. Pjese e tij është edhe vajza e mbterëreshës, princesha Ana.

 

Ceremonia e funeralit është caktuar për në 19 shtator në Londër dhe pritet të marin pjesë shumë liderë botëror.

 

Mijëra njerëz  janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore qe prej ditës kur ka vdekur mbretëresha më 8 shtator për të dërguar lule dhe për të kujtuar figurën e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë