Situata tejet e ndërlikuar në kualifikueset e Amerikës Latine për Argjentinën e cila sikurse parashikohej është dorëzuar kundër Bolivisë në 3 600 metra lartësi në La Paz pasi u mund 2-0.

 

Me Mesin e pezulluar për 4 ndeshje pasi ofendoi gjyqtaret kundër Kilit pak ditë më parë dhe me mungesa të tjera si Higuain, Otamendi e Mascheranos, Biljas dhe Dybalen në stol, skuadra e Bauzes ka vuajtur shumë mungesën e oksigjenit.

 

Bolivia ka dominuar ndeshjen duke shënuar dy herë me anë të Huan Arsedo dhe Martins Morenos nga një gol për çdo pjesë. Aktualisht Argjentina është e 5 në zonën play off me 22 pikë dhe me mungesën e Mesit ne 3 nga 4 ndeshjet e fundit, natyrisht nënkampionet e botës do ta kenë një luftë të vërtete çështjen e kualifikimit deri në fund.

 

 

Në vendin e  dytë me 24 pikë ka kapërcye Kolumbia e cila mori një fitore tejet te çmuar në fushën e Ekuadorit 2-0 falë të zakonshmit Hames Rodriges dhe Kuadrados, dy gola të shënuar brenda pak minutash në pjesën e parë. Por Kolumbia ka përfituar edhe nga kriza e madhe e rezultateve e Uruguait, skuadër e cila pas humbjes së rëndë me Brazilit pak ditë më parë është mposhtur këtë herë edhe nga Peruja 2-1 në transfertë. Uruguai madje kishte kaluar në fillim në avantazh me Sanchez por të zotët e shtëpisë përmbysen me anë të Guerreros dhe Flores.

 

 

Ndërkohe Kili rikthehet tek fitorja duke mundur 3-1 Venezuelën dhe ka tashmë 23 pikë në vendin e 4  po aq sa Uruguai por me golavazrazh më të dobët. Dopieta e Paredes dhe goli i Sanchez vulosën fitoren e lehte të skuadrës së Kilit në Venezuele.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *