Subscribe

Gjykata Kushtetuese është e kapur nga mazhoranca tha në një dalje për mediat vajza e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, Argita Malltezi, lidhur me vendimmarrjen që kjo gjykatë pritet të japë për babain dhe bashkëshortin e saj.

“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin. Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar. Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi”, tha Argita Malltezi.

Po aq, Argita Malltezi tha se betejën për të liruar nga arresti shtëpiak Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin do vijojnë në gjykatën e të drejtave të njeriut.

E pyetur nëse do të përfshihet në politikë, në frontin e parë të opozitës Malltezi u përgjigj:

“Unë nuk kam thënë në mënyrë kategorike jo ndonjëherë, kam thënë që politika nuk është në planet e mia të ardhshme. Unë mendoj se kontributi i gjithsecilit mund të jetë edhe pa u angazhuar në politikë, duke mbështetur kauza të caktuara. Kuptohet që unë jam një njeri i angazhuar politik për shkak të rrethanave familjare.”

Ish-kryeministri Sali Berisha prej 100 ditësh ndodhet i izoluar në shtëpi pasi akuzohet se ka kryer korrupsion me ish- kompleksin sportiv “Partizani”, pronë që dikur ishte publike. SPAK thotë se ai nxori akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *