Ardian Çapja, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Elbasan, mbeti i plagosur këtë të hënë gjatë një atentati me snajper.
Ai u qëllua në shpatull nga ekzekutorët me një plumb tejshpues vetëm pak milimetra larg zemrës ndërsa mori fraktura të shumta në kokë gjatë momentit të rrëzimit.
55-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit e më drejt atij të traumës në Tiranë ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi kishte humbur gjak . Spitali i Traumes konfirmoi pasditen e te henes zyrtarisht se operacioni kishte perfunduar por Ardian Capja mbetet ne gjendje kritike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e paradites në lagjen “Emin Matraxhiu”. Gjatë momentit të atentatit Ardian Çapja ndodhej në oborrin e banesës së tij ndërsa dyshohet se atentatorët e qëlluan me snajper nga kodrat e Krastës.
Ndërkohë vetëm pak minuta pas atentatit, uniformat blu gjetën në afërsi të varezave të zonës së “Fushë Mbretit”, një automjet të djegur të tipit “Volskwagen”. Në makinë kishte dhe municione, pasi gjatë shuarjes së flakëve një zjarrëfikës u plagos në këmbë. Hetuesit gjetën edhe një armë snajper e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona që po merren në pyetje nga uniformat blu, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi atentati.
Ardian Çapja është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2017 ai arriti t’u shpëtonte dy atentateve. Gjatë dekadës së fundit, familja çapja është përplasur me nje tjeter familje në elbasan dukë lënë pas shumë viktima si pasojë e hasmërisë mes dy grupeve rivale.