E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Archie nisi vizitat jashtë shtetit me Meghan Markle dhe Princin Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle do të marrin me vete djalin e tyre Archie, vetëm 4-muajsh në turin e tij të parë zyrtar mbretëror. Duka dhe Dukesha i Sussex do të bëjnë një udhëtim 10-ditor në Afrikën e Jugut së bashku me Archie-n.

Bebi Archie thyen rekordin si më i vogli i fëmijëve mbretërorë që marrin pjesë në vizita, shkruan Metro.co.uk. Kjo është një traditë e vjetër e familjeve mbretërore të cilat i marrin fëmijët e vegjël me vete në udhëtime për të njohur edhe vendet e tjera të botës që i përkasin mbretërisë.

Pritet që çifti të publikojë fotot e para nga ky udhëtim. Princi George ka qenë vetëm nëntë muajsh kur prindërit e tij e morën me vete në Australi dhe Zelandën e Re, në vitin 2014./ LIVING

Vazhdo të lexosh

Reklamë