Dy të burgosur që vuajnë dënimin në burgun “313” në Tiranë kanë tentuar të arratisen. Bëhet fjalë për të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Ata kanë qenë në zonën e ajrimit kur kanë tentuar arratisjen, por plani iu ka dështuar.

Çekaj u dënua nga apeli i GJKKO-së me 14 vite burg, pasi kompanisë së tij iu kap një sasi prej 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës në Maminas. Asokohe, Çekaj u arrestua në Gjermani dhe një vit më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë ku kanë filluar hetimet lidhur me transportin e kokainës.

Nga ana tjetër, Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal “Babagjyshët”, i cili gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *